Një japonez që i ka kaluar 50 vjet në burg do të kompensohet me 1.45 milionë dollarë, pasi u vërtetua se dënimi i tij ishte i gabuar. Iwao Hakamata, 89-vjeçar, u shpall fajtor në 1968-n për vrasjen e shefit të tij, gruas së shefit dhe dy fëmijëve të tyre, por ishte liruar pas rigjykimit, ka raportuar BBC.
Avokatët e Hakamatas kishin kërkuar kompensimin më të lartë të mundshëm, duke argumentuar se 47 vjetët e paraburgimit, e bënë atë personin më të dënuar ndonjëherë, ndërsa ndikuan edhe në shëndetin mendor.
Gjyqtari Kunii Koshi, i cili e pranoi kërkesën të hënën (24 mars) , pranoi se i dënuari kishte pësuar dhimbje jashtëzakonisht të rënda mendore dhe fizike.
Qeveria japoneze do të paguajë kompensimin financiar ndaj 89-vjeçarit, duke u konsideruar si kompensimi më i madh ndonjëherë.
Sipas rigjykimit, hetuesit mund të kenë vënë prova të gabuara që çuan në dënimin e tij. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, ai s’ka marrë pjesë në seancat gjyqësore. Ai ka jetuar nën kujdesin e motrës së tij 91-vjeçare Hideko, qëkur u vendos të lirohej në 2014-n.
Hideko kishte luftuar për dekada që të pastrohet emri i vëllait të saj.