I është dhënë lamtumira e fundit 19 vjeçarit Ardit Zymerit, i cili u vra mbrëmë në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri.

Lidhur me këtë rast ka folur edhe xhaxhai i tij.

Ai deklaroi se nuk e di se si ka ndodhur rasti, ndërsa familja tha se nuk ka pasur asnjë të keqe me askënd.

Ndryshe, mbrëmjen e së dielës një 19 vjeçar mbeti i vdekur nga arma e zjarrit rreth orës 20:38 në Vushtrri, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

Sipas prokurorisë i dyshuari për vrasjen e 19 vjeçarit ka pranuar fajësinë gjatë marrjes së deklaratës së tij.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, tha se me vendim të prokurorit i pandehuri gjendet në ndalim 48 orësh.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume