Heshtja pas iftarit të mbrëmshëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe VLEN-it ka shkaktuar një interesim të madh se çka pas këtij takimi apo iftari në Prishtinë. Në lidhje më këto spekulime nëse Arben Taravari do të largohet nga VLEN-i do ti bashkangjitet BDI-së, kreu i ASh-së e ka mohuar sot duke thekësuar se në takim me Kurtin është folur për të gjitha temat politike.

“Kemi diskutuar në përgjithësi, tashmë ka grupe punuese brenda VLEN-it të cilat diskutojnë për përpilimin e listave ose ndaras ose veç e veç, ose të përbashkëta dhe për kandidatura”, u shpreh sot Arben Taravari duke bërë me dije se ai është i interesuar që VLEN të vazhdojë.

“Në parim, prioritet mbi prioritet është që VLEN-i të vazhdon së bashku, por e shohim e bëjmë. Jemi duke i analizuar të gjitha rrethanat, ta gjejmë mënyrën më të mirë të mundshme që VLEN-i të vazhdon dhe në zgjedhjet lokale të del si e përbashkët”, tha mes tjerash Taravari.

Por siç ka raportuar portali TS muajë më parë, fillimi i një bashkëpunimi mes Tarvarit dhe Ahmetit është kreu i komunës së Vrapçishtit ku ai do të jetë si arsye e prishjes së Frontit Europian dhe më pas bashkimi mes Taravarit dhe BDI-së.

E deri sa të mësohet zyrtarisht se cilën rrugë do të zgjedh Taravri, deri me 6 Prill liderët e VLEN-it do të qëndrojnë nën ethe./TS/