Për shkak shifrave shqetësuese për rritjen e numrit të personave të prekur nga mbipesha, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) thotë se nevojiten masa më radikale, duke përfshirë vendosjen e taksave për pijet me sheqer, ndalimin e reklamimit të ushqimeve të pashëndetshme dhe rregullore të qarta për etiketimin e produkteve të përpunuara. “Në Maqedoninë e Veriut obeziteti është rezultat i ndryshimeve ekonomike, strategjive të marketingut që synojnë ushqimin e pashëndetshëm dhe një stili jetese gjithnjë e më të ulur. U bëjmë thirrje institucioneve kompetente që urgjentisht të marrin masa sistematike për parandalimin e kësaj epidemie” thonë nga Instituti. Sipas të dhënave, 30.4 për qind e fëmijëve të moshës 6 deri në 9 vjeç janë me mbipeshë dhe 13.8 për qind e tyre vuajnë nga obeziteti, ndërsa 4.4 për qind e fëmijëve janë me obezitet ekstrem. /Alsat.mk