Një rast i dhunës në familje është raportuar në Istog.
Atje një e dyshuar grua ka sulmuar burrin, dhe më pas ka ushtruar dhunë edhe ndaj fëmijëve.
Njoftimi:
Istog 18.03.2025 – 13:00. Është raportuar se, më 19.03.2025 një mashkull kosovar është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Po ashtu, dyshohet se e dyshuara ka ushtruar dhunë edhe ndaj fëmijëve të tyre të mitur. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.