Avionë luftarakë të Izraelit kryen sulm ajror ndaj kryeqytetit të Sirisë, Damask, raporton Anadolu.

Avionët izraelitë vendosën në shënjestër një ndërtesë në zonën Marshou Dummar rreth orës 13:45 sipas kohës lokale.

Si pasojë e sulmit u dëgjuan dy shpërthime të fuqishme ndërsa nga ndërtesa që u shënjestrua u ngrit tym.

Në lajmin e televizionit izraelit “Channel 14” pretendohet se në sulmin ajror që Izraeli kreu ndaj Damaskut u shënjestrua selia e Lëvizjes së Xhihadit Islamik të Palestinës.