19-vjeçari nga Vinica, Jovan Kostadinov, i cili në zjarrin që kaploi diskotekën në Koçan shpëtoi 21 persona, sot në mëngjes është pritur nga shokët dhe shoqet e gjimnazit të Vinicës me duartrokitje dhe me pankarta mirënjohjeje për sakrificën dhe guximin e tij.
Ai ishte i shtruar në Klinikën e Toksikologjisë për shkak të thithjes së tepërt të monoksidit të karbonit dhe është trajtuar për një javë në klinikë, ndërsa është lëshuar nga spitali në gjendje të përgjithshme të përmirësuar shëndetësore.