I riu Jovan Kostadinov, i cili shpëtoi 21 jetë gjatë një zjarri në Koçan, u kthye sot në shtëpi. Ai u prit nga bashkëmoshatarët dhe mësuesit e tij me një duartrëmbje të fuqishme dhe ovacione në Gimnazin “Vanço Prke” në Vinicë.
Jovani u lirua për trajtim në shtëpi pasi qëndroi në Klinikën e Toksiologjisë, ku do të vazhdojë luftën e tij për shërim të plotë.

Lajmin e dha edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
„Sot, me emocion të thellë dhe krenari të pafund, ju ndajm lajmin se Jovan Kostadinov, i riu guximtar që shpëtoi 21 jetë në tragjedinë e zjarrit në Koçan, më në fund u kthye në shtëpi”, tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

Ka momente kur fjalët nuk janë të mjaftueshme, dhe ky është një prej tyre. Si të përshkruhet një shpirt kaq guximtar dhe tërë dashuri, i cili në çastet e panikut dhe rrezikut nuk mendoi për veten, por vetëm për të tjerët?

Jovani, i cili është vetëm 21 vjeç, veproi si një hero i vërtetë. Ai ka hyrë disa herë, jo një herë, jo dy herë, por më shumë se 20 herë, për të ndihmuar ata që ishin të bllokuar në flakë. Ai rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar të tjerët.
Trupi i tij mban plagët e guximit të tij, por zemra e tij mban diçka shumë më të madhe: respektin, admirim dhe dashurinë e të gjithë kombit. Jovani nuk është vetëm një hero i Koçanit. Ai është një hero i gjithë shtetit tonë. Një simbol i asaj që do të thotë të vësh njerzillëkun mbi frikën. Një kujtesë për të gjithë ne se sa shumë mund të bëjë një njeri me një zemër të madhe.
Mirësevjen në shtëpi, Jovani. Historia jote do të jetojë përjetësisht, në jetët që i shpëtove, në familjet që janë bashkë përsëri dhe në zemrat e çdo qytetari që tani e di emrin tënd.
Në emër të të gjithë qytetarëve, unë do të them diçka, qartë dhe me zë të lartë: Kurrë nuk do ta harrojmë, shkruan Taravari.