SPB Strumicë, në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë. ka ngritur kallëzim penal kundër personit juridik nga Strumica dhe udhëheqësit J.P.(59) nga fshati Sekirnik, komuna e Bosilovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “fshehje tatimi” nga neni 279 i Kodit Penal. Në periudhën prej datës 01.12.2020 deri në datën 31.12.2020, sipas gjendjes së raportuar prej gjithsej 11.755.927 denarë, të raportuarit kanë pasur obligim që të llogarisin dhe të paguajnë tatimin në prurjet e tjera në shumë të përgjithshme prej 1.306.083 denarë, por nuk e kanë paguar dhe për atë shumë e kanë dëmtuar buxhetin shtetëror.TS