SPB Veles ka paraqitur kallëzim penal kundër T.J. (44) nga Republika e Turqisë për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kontrabandim me migrantë”. Më datë 21.03.2025, në rrugën rajonale Negotinë – Gradsko, nëpunës policorë kanë kryer kontroll të automjetit të tipit “Renault Clio” me targa nacionale të BH, i drejtuar nga i raportuari, ku janë gjetur pesë emigrantë nga Egjipti, dy prej të cilëve të mitur.TS