Në seancën e sotme Kuvendit të Serbisë pati incidente – përleshje, është hedhur gaz lotsjellës, e pati edhe tym.
Seanca filloi në orën 10:00, por incidentet kanë ndodhur pak pas orës 11:00.
Disa grupe parlamentare opozitare njoftuan se nuk do të marrin pjesë në punimet e Kuvendit, por paralajmëruan veprime të caktuara, pa specifikuar se cilat janë.
Megjithatë, si grupet parlamentare në pushtet ashtu edhe në opozitë kanë paralajmëruar gjithsej 20 konferenca për shtyp për ditën e sotme.
Në seancë pritej të konfirmohej dorëheqja e kryeministrit Millosh Vuçeviq.
Počeo je pretres. Prvi je reč dobio ministar Vulin.#Skupština pic.twitter.com/6QhlEgi75m
— Otvoreni Parlament (@O_Parlament) March 4, 2025