Definicioni “20%” do të hiqet dhe do të futet në Kushtetutë përkufizimi “gjuhë shqipe”. Kështu deklaroi kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në Top News.
Ai theksoi se Ligji për Përfaqësim Adekuat të Shqiptarëve është në faza përfundimtare.
“BDI ka ofruar zgjidhje gjysmake, që do të duhet të rregullohen me ndryshimin e ligjeve nga Kushtetuta. Në Kushtetutën aktuale gjuha shqipe është përmendur si gjuha e “20%”, që nuk reflekton me numrin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Me hapjen e kushtetutës, çështja e shqipëtarëve dhe te pa arriturat e BDI-së në Maqedoninë e Veriut, do të avancohen”, tha ndër të tjera Kasami.
Kasami apeloi që Gjykata Kushtetuese të kalojë përtej bindjeve politike dhe të marrë vendime që do të pasqyrojnë realitetin e gjuhës dhe statusit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.