Një aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e vona të së dielës në Bresje të Fushë Kosovës.

Një këmbësor është goditur nga një veturë, me ç’rast e ka humbur jetën.

Ndërkaq sot, familjarët bëjnë me dije se viktima do të varroset sot.

Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit të Selim Muçiqit, do të bëhet në ora 17:00 në fshatin Llapashticë e Epërme.

Lidhur me rastin, një person (shoferi i veturës) është dërguar në mbajtje.

Rreth ngjarjes tragjike Klankosova.tv ka raportuar mbrëmë./ Klankosova.tv