MPB ka njoftuar se me datë 05.03.2025 në ora 18:55 në fshatin Siniçan të Tetovës, zyrtarë policorë nga NjP Kamnjan kanë privuar nga liria personin G.M.(72) nga ky fshat. Ai u gjet dhe ndaluar nga një roje pylli në fshat, me dru zjarri të prera pa leje të ngarkuar në një traktor. Ai është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.