Më datë 02.03.2025 në ora 00:10, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë në një kazino në fshatin Zherovjanë, me urdhër të gjykatës kanë arrestuar personin I.K.(34) nga fshati Negotinë e Gostivarit, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg, për vepër penale të dënueshme nga neni 215 i Kodit Penal. Ai është dorëzuar në Burgun e INKP Tetovë për vuajtje të dënimit.