Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Dy viktima janë gjetur pa shenja jete tek një nënkalim i fshatit. Një burrë dhe një grua. Viktima femër është vrarë me armë zjarri nga dorasi i cili më pas kryen vetëvrasje.

Gazeta Insajderi ka mësuar ekskluzivisht se gruaja e vrarë është 42 vjeçarja, Nexhmie Musliu Haradini. Ajo u vra me armë zjarri nga Arsim Morina, pronari i furrës “Diellza” ku kishe punuar më herët e ndjera.

Insajderi mëson se ajo ka qenë e martuar dhe ka lënë pas vetës tre fëmijë. Dy vajza dhe një djal. Djali është i moshës 18 vjeçare ndërsa dy vajzat me të vogla.

Gazeta Insajderi ka publikuar fotografi të viktimës bashkë me burrin e saj:

I dyshuari për vrasjen e saj është Arsim Morina- 58 vjeçar i cili pasi ka privuar nga jeta, Nexhmie Haradinin ka vrarë veten.

Krimi i rëndë ka ndodhur poshtë nënkalimit që ndodhet në afërsi të furrës “Diellza” e cila është në pronësi të dorasit.