Nëntë prokurorë po merren me rastin e Koçanit, kështu deklaroi Kryeprokurori Kocevski në një prononcim për media nga Koçani.

Ai tha se janë lëshuar kërkesa për 59 obdukcione, është dhënë urdhër për konfiskimin e dokumentacionit, ekspertizë të celularëve, gjithashtu se janë kryer disa bastisje në Ministrinë e Ekologjisë, si dhe në disa lokacione tjera.

Kocevski theksoi se askush nuk do të kurset nga ky hetim.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume