Bazuar në dispozitat ligjore në fuqi dhe në interes të garantimit të një mjedisi të sigurt dhe të përshtatshëm për të gjithë qytetarët, Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka miratuar një urdhëresë për mbikëqyrje inspektuese të jashtëzakonshme në territorin e Komunës së Tetovës.

Inspektorët komunalë do të kryejnë kontrolle në:
• Objektet me interes publik
• Objektet me frekuencë të lartë të qytetarëve — duke përfshirë qendrat tregtare, objektet fetare, objektet hotelerike, sallonet e dasmave dhe qendrat argëtuese për fëmijë.

Qëllimi i këtyre inspektimeve është të vlerësohet respektimi i kushteve ligjore në përputhje me Ligjin për Ndërtim, Ligjin për Mjedisin Jetësor, Ligjin për Cilësinë e Ajrit dhe akte të tjera nënligjore.

Inspektimet do të zgjasin deri më 28 mars 2025, dhe pas përfundimit të tyre, do të dorëzohet një raport përfundimtar te Kryetari i Komunës.

✅ Për një Tetovë më të sigurt dhe më të pastër!