Sot (03.08) në ora 02:10, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë kryer kontroll aksion në një lokal që ndodhet në magjistralen Tetovë – Gostivar. Gjatë aksionit, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, përkatësisht qëndrimit në kundërshtim me qëllimin, janë ndaluar katër shtetase të huaja, përkatësisht dy nga Republika e Shqipërisë, një nga Kosova dhe një nga Moldavia, të cilat ishin të moshës nga 26 deri në 31 vjeç. Ata janë ndaluar në Komisariat për veprime të mëtejshme.TS