Më datë 19.03.2025, nga ora 10 deri në ora 15, punonjësit e Policisë së Shtetit të Tetovës dhe Policisë së Shtetit të Gostivarit, në bashkëpunim me përfaqësues nga Departamenti i Policisë Financiare, Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit, kanë kryer kontroll aksional dhe kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete të koordinuara me qëllim të kryerjes së synimeve paraprake në drejtim të kundërligjshmërisë të frenimit të trafikut të paligjshëm të drogës, ndërmjetësimit në prostitucion, pastrimit të parave, krimeve korruptive nga zyrtarë të punësuar në institucionet shtetërore që lidhen me veprimtarinë e paligjshme të subjekteve që ushtrojnë veprimtari hoteliere dhe veprimtari të tjera të paligjshme. Janë bërë kontrolle në 16 objekte hoteliere (TE-10 dhe GV-6), ku janë konstatuar një sërë parregullsish dhe do të përgatiten parashtresa përkatëse nga ISHT, ndërsa ISHT ka mbyllur dy objekte hoteliere në Tetovë./TS/