Duke komentuar kritikat e ashpra e me gjuhë ofenduese që kryeministri Kurti gjatë fushatës u bëri opozitës, lideri i PDK-së Memli Krasniqi në emisonin “Click” në RTV21 e quajti Kurtin të pa aftë .
“Për katër – pesë vjet s’ka qenë në gjendje me i përfundu projektet infrastrukturore as rrugët që I ak gjetë në gjysmë se most ë flasim ndonjë rrugë apo diçka, për s’ka qenë në gjendje një njohje me ja pru Kosovës, me rritë mirëqenien e qytetarëve , s’ka arritur me e zvogëlu migrimin e jashtëzakonshme që ka ndodh në mandatin e tij… atij i doket e pamundshme që të rriten pagat..i doket edhe e pamundshme me i hjek sanksionet që i ka vendosur ai vet.”, tha ai.
Fyerjet e Kurtit ndaj opoztiës, Krasniqi: Ai kërkonte karrem për polarizim të shoqërisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi kritkoi gjuhën e ashpër të Kurtit në fushatën zgjedhore. Krasniqi në emisonin “Click” në RTV21 tha se fyerjet që Kurti i ka bërë gjatë nuk i kanë pasur hije edhe po të kishte qenë në opozitë.
“Unë nuk kam pas ndonjë arsyeshmëri përveç asaj se ai nuk ka pasur për çka të flet sepse rezultatet I ka pasë ingezistente, program nuk ka pasur se çfarë do të bëjë dhe ka qënë si me thënë nashta edhe qesharake me thënë që kam program për të ardhmën kur programin që ka pasur nuk e ka realizuar as 10% kështu e ka gjetur rrugën e ikjes nga përgjegjësia dhe ka zgjedhur fyerjen”, tha ai.
Më tej Krasniqi tha se Kurti edhe në të kaluarën ka qenë njeriu që ka krijuar polarizime në shoqëri, e një gjë të tillë ai (Krasniqi ) nuk ka dashur ta bëjë.
“Ai ka lypur karrem, ato kanë qenë karreme për opozitën për të hyrnë në konflikte qoftë verbale , për polarizim të shoqërisë, unë mendoj që polarizimi e ka dëmtuar vendin tonë të majftueshëm.”, tha ai duke shtuar se kur Kurti pa se opozita nuk po i përgjigjet ai ka filluar t’i atakojë mediat e bizneset.
“Në një mënyrë më ndryshe i atakonte edhe partnerët ndërkombëtarë, por përmes kanaleve të komunikimit dixhital, sepse njerëzit të cilët nuk kanë vizion duhet me diçka me u marrë edhe më së lehti është akuza dhe fyerjet”, tha ai.