Nënkryetarja e Lëvizjes Besa, Besa Kadriu ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski për rastin e tragjedisë në Koçan.
Kadriu shkruan se qeveria po vepron me standarde të dyfishta dhe po ik nga përgjegjësia.
Ajo potencon se kryeministri po përdor gjuhë nacionaliste dhe se nuk merret me lëshimet në qeverisjen aktuale por ka fokusin tek e kaluara. Pas këtij shkrimi në Facebook, është shkarkuar menjëherë nga Lëvizja BESA, përcjell TS.
“Lëvizja BESA informon opinionin e gjerë, se Besa Kadriu nuk është nënkryetare e partisë dhe në shkrimet e saj të fundit, nuk i shfaq qëndrimet partiake, por qëndrimet e saja personale.
Znj. Kadriu ka dhënë dorëheqje nga të gjitha organet e partisë së Lëvizjes BESA në seancën e mbajtur të Kuvendit Qendror të partisë më datë 01.06.2024.
Ndryshe Lëvizja BESA mbështet fuqishëm çdo përpjekje të organeve të shtetit, për të zbardhur çdo detaj lidhur me ngjarjen tragjike në Koçan dhe në veçanti inkurajon organet e Drejtësisë që të jenë sa më efikas në punën e tyre” thuhet në komunkatën e Lëvizjes BESA. /TS/