Komisioni rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale (KRRE) një periudhë më të gjatë punon në setin komplementar me qëllim të përforcimit të mbrojtjes së konsumatorëve, mes të cilave edhe në leximin mujor të numratorëve, si dhe kontrollin e jashtëzakonshëm të numratorëve me zgjedhje të rastësishme tek një pjesë e konsumatorëve, të cilët kanë parashtruar ankesa deri te KRRE-ja, thonë për MIA-n nga trupi rregullator.
Siç thonë, këto mekanizma janë pjesë e veprimit të përbashkët me Ministrinë resore të Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, me qëllim të përforcimit të besimit dhe tejkalimit të dilemave tek një pjesë e opinionit – konsumatorët, të cilët dyshojnë në rregullsinë e aparatave matëse (numratorët).
“KRRE mbetet e hapur dhe transparente si dhe deri tani për propozime dhe ide nga qytetarët, por edhe të opinionit ekspert, pa dallim nëse janë organizuar formalisht apo joformalisht. Ky set i masave do të hyjë në fuqi pas përfundimit të fazës së përgjithshme eksperte konsultative dhe me Zemak dhe Makosigre dhe të gjitha palët e involvuara, pas çka opinioni do të informohet hollësisht me vendimet”, deklaruan nga KRRE për MIA-n.
Në hapësirat e KRRE-së sot është mbajtur takim me përfaqësues të Shoqatës së inxhinierëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku ata i kanë parashtruar qëndrimet e tyre për faturimin e energjisë elektrike.