Albin Kurti synon qe në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës të bëjë betimin e deputetëve, zgjedhjen e kryetarit dhe votimin e qeverisë. Edhe pse nuk I ka numrat për të formuar I vetëm një qeveri dhe një pjesë e mirë e partive të tjera nuk pranojnë të bëjnë koalicion me Vetëvendosjen, Kurti ka synime të mëdha.
Në një vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës, kryeministri në detyrë bëri edhe deklaratat për qeverinë, që nuk dihet nëse do të jetë në gjendje ta formojë.
“Pasi u publikuan rezultatet, është një seancë ku japim betimin. Synojmë një seancë me u zgjedh edhe kryetari, kryesia, edhe qeveria siç e kemi bërë edhe herën e kaluar në të njëjtën ditë”
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka certifikuar tashmë zgjedhjet parlamentare dhe qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka marrë statusin “qeveri në detyrë”.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, parashikon që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës të mbahet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve të Zgjedhjeve.
Është presidentja Vjosa Osmani ajo që e thërret këtë seancë që pritet të caktohet së shpejti.
Vetëvendosje siguroi 48 deputetët nga zgjedhjet dhe nuk mund të formojë një qeveri shumice e vetme. Partia Demokratike e Kosovës mori 24 deputetë, LDK 20 dhe AAK-Nisma 8 deputetë./abcnews.al