Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, ku shkroi në Librin e Ngushëllimeve dedikuar viktimave të tragjedisë në Koçan.

“Tragjedia në Koçan të Maqedonisë së Veriut është nga ato ngjarje të rënda kur ne ndjejmë se fjalët nuk shprehin dot përmasat e dhembjes dhe pikëllimit. Në emër të qytetarëve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet e mia të thella e të sinqerta për familjarët që i kanë humbur më të dashurit e tyre dhe për qytetarët dhe institucionet e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar Kurti.

59 të rinj humbën jetën të dielën pasi një zjarr i madh shpërtheu në një diskotekë të quajtur Pulse në Koçan.

Pos viktimave, mbi 100 persona janë duke u trajtuar nëpër spitale të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, por edhe jashtë vendit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume