Lëvizja qytetare “Kush e ka radhën?” për të shtunën më 29 mars, në orën 11:00 organizon protestë të re që do të mbahet para Kuvendit.

Në paralajmërimin e kësaj nisme, bëhet thirrje që pjesëmarrësit me vete të marrin edhe karrike.

“KUSH E KA RADHËN?”

“Kur ata paketojnë valixhet, ne mbushim rrugët. Kura ata shkojnë për pushime, ne vijmë para Kuvendit. Jo se s`kemi se çfarë të bëjmë, por për shkak se kemi se çfarë të themi. Qytetarët do të flasin. Do të kritikojnë. Do të mbështesin. Do ta thonë atë që ka mbetur pezull për shumë kohë”

Sipas nismës, tubimi para Kuvendit, do të ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë do të prezantohen kërkesat, kurse në pjesën e dytë mikrofoni do të jetë i hapur për secilin qytetar për të shfaqur mendime rreth kërkesave ose për situatën momentale.

Ndryshe, nisma “Kush e ka radhën?” ka organizuar disa protesta rrugëve të Shkupit. Filluan pas aksidentit tragjik ku humbi jetën 22-vjecarja Frosina për të vazhduar me dy protesta tjera pas tragjedisë në Koçanë.

Një ndër kërkesat që ishte bërë publike nga kjo nismë ishte llogaridhënia ligjore dhe politike nga të gjitha institucionet në të cilët janë regjistruar lëshime të cilat janë të lidhura drejtpërdrejtë me tragjedinë në Koçan.