Kuvendi i Maqedonisë ka anuluar të gjitha aktivitetet e planifikuara për këtë javë për shkak të tragjedisë që ndodhi në Koçan.

Në mbledhjen koordinuese, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi propozoi, ndërsa të pranishmit e miratuan njëzëri, konstatimin se të gjitha aktivitetet e Kuvendit të caktuara për këtë javë anulohen. Kuvendi do të mblidhet vetëm nëse do të ketë nevojë për miratimin e akteve lidhur me tragjedinë në Koçan.

Koordinimi i sotëm u zhvillua në orën 10 në sallën e qeverisë së Kuvendit, ndërsa në të mori pjesë kryetari i Kuvendit, nënkryetarët dhe koordinatorët e të gjitha grupeve parlamentare, si dhe sekretarja e përgjithshëm dhe një përfaqësues nga Qeveria.

Koordinimi filloi me nderime ndaj viktimave që humbën jetën tragjikisht nga zjarri në Koçan. Të pranishmit shprehën ngushëllimet e tyre për familjet e viktimave nga zjarri dhe shpresojnë që të hospitalizuarit të kthehen tek familjet e tyre me shëndet të mirë sa më shpejt të jetë e mundur.

Natën e së shtunës shpërtheu zjarr në diskotekën në Koçan ku jetën humbën 59 persona, ndërsa mbi 150 mbetën të lënduar.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume