Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me shumicë votash u emëruan drejtori dhe zv/drejtori i Agjencisë së Administratës.
Në pozitën e drejtorit u zgjodh Ljubica Karamandi Popcevska, ndërsa në pozitën e zëvendësdrejtorit u zgjodh profesori me përvojë shumëvjeçare në arsim, Muhamed Krasniqi.
Krasniqi ka kontribuar ndjeshëm në sektorin e arsimit, duke sjellë përvojën dhe njohuritë e tij në këtë rol të ri. Emërimi i tij pritet të sjellë një qasje të re dhe përmirësime në funksionimin e Agjencisë së Administratës.