Ndeshja Lazio – Udinese e zhvilluar të hënën mbrëma ka përfunduar baras, 1:1.
Kjo ndeshje i takoi javës së 28-të të Serie A italiane.
Dy golat u shënuan në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë nuk pati gola.
Fillimisht në epërsi kaloi Udinese me golin e shënuar në minutën e 22-të nga Florian Thauvin, kurse dhjetë minuta më vonë Lazio barazoi rezultatin.
Golin për 1:1 e shënoi Alessio Romagnoli.
Elseid Hysaj i mungoi Lazios për shkak të lëndimit.
Lazio zë vendin e pestë me 51 pikë, kurse Udinese pesë pozita më poshtë me 40 pikë.