Vazhdon thellimi i përçarjes në VLEN. Pas deklaratave të Bilall Kasamit se ai e ka fituar Tetovën i vetëm pa ndihmën e askujtë, kanë nisur reagimet nga koaliconi i VLEN-it në Tetovë. Themeluesit e LD-së Tetovë, Muhamet Ameti dhe Lorik Neziri kanë reaguar ashpër ndaj Bilall Kasamit duke ia rikijtuar se Tetovën e fituam së bashku si VLEN e jo si Lëvizja BESA dhe Bilall Kasami.
“Tetova nuk u fitua vetë por si VLEN
dhe ju e dini fortë mirë” ka shkruar Lorik Neziri i shoqëruar me Muhamet Ametin njeriun kryesor të LD-së në Tetovë dhe më gjërë.
Nga ana tjetër, Bilall Kasami çdo ditë humb nga një partner për shkak skandaleve të fundit me shitjen e pronave publike si Monopoli, parkingjet dhe mosrealizimin e premtimeve.
Ndryshe VLEN është afër shkatërrimit ku siç mësohet ASH-ja e Arben Taravarit pritet që me 6 Prill të tërhiqet nga koalicioni dhe të vazhdojë rrugën i vetëm për zgjedhjet lokale.