Nëpunës policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria B.H.(52) nga Republika e Turqisë, me vendbanim në Shkup, për shkak se më 27.03.2025 rreth orës 17.30 në Shkup, në kryqëzimin e rr.„Filip Vtori Makedonski“ me rr..„Mirçe Acev“, me automjetin e pasagjerëve „citroen“ me tabela regjistrimi të Shkupit goditi L.М.(48) nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda trupore pësoi L.М., të konstatuara në SPQ „Sh.Naum Ohridski“. Ekzaminimin e vendgjarjes e kreu SPB Shkup, ndërsa sipas urdhërit të prokurorit publik vozitësi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa automjeti është konfiskuar për veprime të mëtejme. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse. TS