Skuadra franceze, Lille, mori rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.

Të martën mbrëma në Gjermani, Lille luajti 1:1 me Borussia Dortmundin. Skuadra gjermane kishte përkrahje të madhe nga tribunat, por megjithatë u ndal në barazim. Skuadra çerekfinaliste caktohet të mërkurën e ardhshme në Francë.

Karim Adeyem shënoi për epërsinë 1:0 të Dortmundit, finalistit të edicionit të kaluar. Rezultatin në 1:1 e barazoi Hakon Arnar Haraldsson në minutën e 68-të.

Edon Zhegrova i mungon ende Lillet për shkak të lëndimit.

Lille ka befasuar me rezultate të mira këtë edicion në Champions, dhe të martën vazhdoi me këtë.