Një limuzinë luksoze nga flota zyrtare e makinave të presidentit rus Vladimir Putin shpërtheu në qendër të Moskës, një natë më parë.

The Sun raporton se incidenti ka ngritur shqetësime për sigurinë e Putinit dhe ka nxitur spekulime rreth kërcënimeve të brendshme të mundshme brenda Kremlinit dhe tentativave të dështuara për vrasje.

Automjeti Aurus Senat me vlerë £ 275,000, i cili është një simbol i elitës politike të Rusisë, u pa i përfshirë nga flakët pranë selisë së FSB-së në Lubyanka.

Dëshmitarët thanë se zjarri nis në motor dhe u përhap me shpejtësi brenda makinës.

Shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë dhe deri më tani nuk raportohet për të lënduar, shkruan The Sun.