LSDM: A ka skandal të ri në ministrinë e Andonovskit, prindërit e një punonjësi të tij fituan tender?

Pas publikimit të skandalit të konfliktit të interesave në ministrinë e Stefan Andonovskit, ku bashkëshorti i sekretarit shtetëror fitoi tender, KSHPK hapi rast, thuhet në njoftimin e LSDM-së.
“Qytetarët ende presin që Prokuroria Publike të veprojë për rastin në mënyrë që të marrë një zgjidhje.
Derisa i gjithë opinioni ishte në pikëllim dhe dhimbje për aksidentin në Koçan, ku humbën jetën 59 të rinj dhe u plagosën gati 200, vetëm tri ditë pas ngjarjes tragjike, Andonovski kërkoi falje nga LSDM.
Është tronditëse fakti që kërkesa për falje ka mbërritur më 19 mars, pikërisht në ditën e varrimit të të vrarëve në aksident, kur i gjithë populli ishte në tronditje.
Kjo tregon shkallën e shqetësimit të ministrit për ngjarjen tragjike.
LSDM është një parti e përgjegjshme që gjithmonë lufton për të nxjerrë në dritë të vërtetën, dhe për të folur në drejtim të mbrojtjes së interesit publik mbi të gjitha!
Prandaj, në vend që t’i kërkojmë ndjesë ministrit Andonovski, sot do të publikojmë të dhëna për një tjetër skandal.
Bëhet fjalë për tender prej 600.000 denarë për blerjen e sistemit të kontrollit të qasjes, të cilin e ka marrë kompania “BOKI SIMPLE TECH SOLUTIONS” Sh.PK.
Sipas informacioneve që kemi marrë nga sinjalizuesit, pronarë të kësaj kompanie janë prindërit e Borçe Mlladenovskit, i cili përndryshe është i punësuar në sektorin e IT-së të së njëjtës ministri”, thonë nga LSDM.
Nga atje pyesin Andonovskin se a është e vërtet se tenderi prej 600 mijë denarë ka përfunduar te prindërit e një punonjësi të ministrisë?