LSDM kërkon të bëhen publike harxhimet e fluturimit në Budapest/ VMRO: LSDM të kontrolloj si Zaev ka ardhur deri te linja ajrore në Indi

Partia opozitare LSDM vazhdon të kërkoj llogari nga qeveria për harxhimet e udhëtimit te fundit drejt Budapestit. Socialdemokratët pyesin se sa kanë kushtuar fluturimi me një linjë ajrore private, që ka marrë rreth pesëdhjetë përfaqësues të qeverisë dhe mediave drejt Budapestit.
Mickoski, i njohur për “dhimbjet në gjunjë” në klasën ekonomike dhe gjithmonë zgjedh klasën e biznesit, vendosi të shkojë një hap më tej këtë herë – me një charter privat. Pasi mediat zbuluan se qeveria kishte marrë me qira një avion, publiku prej tre ditësh pret një përgjigje: sa kushtoi ky udhëtim? Derisa qytetarët mezi ia dalin me bukën e gojës, paguajnë fatura të larta dhe kanë vështirësi për të blerë produktet bazë, Mickoski udhëton me avionë privatë dhe thotë se në buxhet nuk ka para për paga më të larta. Kjo arrogancë dhe shpërdorim nuk mbahet mend në asnjë qeveri të mëparshme. Mickoski ka para për gjithçka – përveç se pwr qytetarët, thonë nga LSDM.
Ndaj akuzave të LSDM reaguan mënjëher nga pushteti, të cilët me ironi pyesin LSDM se pse është e pasionuar ndaj pas trafikut ajror. VMRO-DPMNE pretendon se Zaev deri vonë ka pasur aksione në një linjë ajrore indiane që është shitur së fundi, dhe aksionet e së cilës mund të ekzistojnë ende në një nga linjat ajrore ekzistuese.
“Ndoshta ai pasion vjen nga tregimet se guru i tyre ideologjik, Zoran Zaev, deri vonë zotëronte aksione në një linjë ajrore indiane që u shit së fundmi, dhe aksionet e së cilës mund të ekzistojnë ende në një nga linjat ajrore ekzistuese.” Nëse kjo është e vërtetë, do të ishte mirë që LSDM të kontrollonte pronësinë e kujt ishte dhe si lideri i tyre ende joformal arriti të zotëronte një linjë ajrore në Indi? Cila është lidhja e Venko Filipçes me këtë rast?
Nga VMRO DPMNE I bëjnë thirrje LSDM –së që të angazhonhen për të zbardhur të vërtetën për këtë çështje dhe të dalën me përgjigje. Megjithatë bëjnë të ditur se insitucionet janë duke punuar dhe duke e bërë punën e tyre në këtë drejtim.