Zbulojmë rrjetin e Ministrit të Jashtëm, Timço Mucunski, që po e ripërtrinë projektin “Shkupi 2014” që sërish të bëjë thithjen e parave nga buxheti bashkë me tenderë të rinj nga kredia hungareze – thonë nga LSDM-ja, ku sipas informatave të tyre, MPJ-ja ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e strehës së çelikut në vlerë prej thuajse 550.000 euro.
Sipas LSDM-së, marrëveshja për strehën është nënshkruar me kompaninë e ndërtimit “Piramid Building solution” ofertuesin e vetëm të tenderimit, që sipas tyre ka një histori të gjatë të raporteve me Mucunskin.
“Është i bazuar dyshimi se kjo është një skemë e koordinuar e VMRO-DPMNE-së për rrjete tenderuese dhe favorizimin e kompanive të afërta si dhe thithjen e parave publike në “Pallatin e Bardhë. LSDM-ja kërkon hetime urgjente nga institucionet kompetente për veprimet korruptive të Ministrit Mucunski, konstatimin e përgjegjësisë për të gjithë të implikuarit në këtë skemë dhe përgjigje në pyetjen kyçe; “Ku përfundojnë paratë e kredisë hungareze?”- thonë nga LSDM-ja.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm, Timço Mucunski, përmes një postimi në Facebook, thotë se procedura e tenderimit për konstruksionin e pullazit të ndërtesë së MPJ-së është zbatuar konfortm ligjit, në mënyrë transparente dhe konform procedurave juridike.
Mucunski, brenda 24 orëve, kërkon falje nga LSDM-ja dhe zëdhënësja Bogdanka Kuzeska, në të kundërtën, sic thotë, paralajmëron procedurë për ofendime, shpifje dhe cënimin e imazhit.