“Edhe këtë muaj nuk do të ketë rritje të pagës minimale, qeveria po i zhgënjen qytetarët për çdo ditë”, kështu deklaroi sot zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska. Ajo tha se nëse qeveria ka dëshirë të bëjë diqka mund ta gjejë edhe mënyrën pasi që siç thotë ajo në kohën kur LSDM ishte në pushtet paga minimale është rritur katër herë.

BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË

“Zhgënjim i përditshëm nga qeveria e VMRO DPMNE-së, pagat e punëtorëve nuk do të rriten as këtë muaj, që do të thotë se punëtorët janë lënë të vetëm nga kjo qeveri për të përballuar kostot jashtëzakonisht të larta. Të kujtojmë se kur ka dëshirë çdo gjë është e mundur. Gjatë kohës kur LSDM ishte në pushtet, paga minimale u rrit 4 herë, nga 8000 denarë në 22000 denarë. Pra, nëse qeveria kujdeset vërtet për standardet e jetesës së qytetarëve të saj, ajo mund të bëjë diçka dhe të jetë mbështetëse për qytetarët e saj”.