Mesfushori i Kombëtares së Kroacisë, Luka Modric e ka komentuar penalltinë e anuluar të Julian Alvarezit, që doli të jetë pozitiv për klubin e Real Madridit.

Kapiteni i klubit madrilen po befasohet nga pyetjet që po i bëhen në lidhje me këtë penallti, shkruan Indeksonline

“Më pyesin vazhdimisht për këtë, por nuk e di pse njerëzit habiten. Ky është rregulli! Është fatkeqësi për ta, por fat për ne. Ky është futbolli. Jemi të lumtur që kemi vazhduar tutje”, u shpreh Luka

Kujtojmë që në çerekfinale, Real Madridi do të luajë ndaj Arsenalit, kjo e fundit eliminoi PSV-në nga 1/8 e finales.