Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikollovski në një intervistë për Stiel deklaroi se Maqedonia e Veriut ka nevojë për inspektorë. Siç shtoi, Inspektoratet kanë pak inspektorë për të vepruar.

“Ka nevojë të madhe për kuadro dhe përforcim të Inspektorateve të organeve shtetërore, sepse inspektorate të caktuara kanë vetëm një duzinë inspektorësh që funksionojnë në tërë territorin e vendit”, deklaroi Aleksandar Nikollovski mbrëmë në Sitel.

Tutje Nikollovski tha se problemi kryesor i administratës publike është se disa sektorë janë të mbingarkuar me njerëz por që kanë më pak aktivitet dhe sektorë të caktuar kanë mungesë punonjësisht dhe që kanë kompeteca të medha.

“Ky është në thelb problemi kryesor i administratës publike, disa sektorë janë të mbingarkuar me njerëz që kanë më pak aktivitete, dhe sektorë të caktuar kanë mungesë punonjësish dhe kanë kompetenca të mëdha. Nëse dikush e ka bërë këtë qëllimisht, që të mbretërojë një sistem i tillë në vend, apo ka qenë rastësi, nuk ka më rëndësi sot, e rëndësishme është se si do të organizohemi në të ardhmen dhe mendoj se duhet të forcohen inspektoratet, të rritet numri i punonjësve, në radhë të parë inspektorët, jo administratorët, që të mbulojnë të gjithë territorin. Për shembull, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka gjithsej 40 inspektorë të punësuar në mbarë Maqedoninë, që nënkupton mungesë të madhe të stafit për të mbuluar të gjitha kompetencat dhe për të kontrolluar të gjitha përgjegjësitë e caktuara”, tha mes tjerash Aleksandar Nikollovski – zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit.