Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio njofton se SHBA ka anuluar zyrtarisht 83 për qind të programeve në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar- USAID. Sipas tij, programet që janë mbetur do të administrohen nga Departamenti i Shtetit.

“Pas një shqyrtimi 6-javor, ne po anulojmë zyrtarisht 83% të programeve në USAID. 5200 kontratat që tani janë anuluar shpenzuan dhjetëra miliarda dollarë në mënyra që nuk shërbyen dhe në disa raste edhe dëmtonin interesat kyçe kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Në konsultim me Kongresin, ne kemi për qëllim që 18% e mbetur të programeve që po mbajmë afro 1000 të administrohen tani më efektivisht nën Departamentin e Shtetit, shkroi Rubio në X.