Të paktën 6 emigrantë humbën jetën nga përmbysja e një anije në jug të Lampedusës.

Bilanci përfshin 10 të mbijetuar dhe dhjetëra të zhdukur. Të dielën në mbrëmje 56 persona u nisën me anije nga Sfax, Tunizi, sipas të mbijetuarve.

24 orë më vonë, shumë emigrantë ranë në det për shkak të detit të trazuar. Anija vazhdoi udhëtimin drejt Lampedusës me probleme serioze derisa u pikas nga roja bregdetare. Gjashtë burra u gjetën të vdekur, ndërsa kërkimet vazhdojnë për të gjetur ndonjë të mbijetuar.

Mediat italiane theksojnë se pas disa javësh gjatë të cilave u zbuluan varkat me emigrantë dhe refugjatë që kishin lundruar ekskluzivisht nga Libia, varkat me origjinë nga Tunizia tashmë kanë filluar të mbërrijnë sërish në Lampeduzs.