Me datë 24.03.2024, në ora 16:20, në SPB Tetovë është raportuar se në fshatin Bërvenicë të Tetovës, gjatë punimeve ndërtimore me eskavator, personi V.Z.(52) nga fshati Bërvenicë, duke u kthyer me koshin e eskavatorit ka goditur automjetin e pasagjerëve ,,mini cooper” me targa të Tetovës, i drejtuar nga H.S.(26) nga fshati Bërvenicë. Njëkohësisht, lëndime trupore ka pësuar pasagjeri në automjet V.G.(25) nga fshati Bërvenicë, të konstatuara në Spitalin klinik në Tetovë. Një ekip inspektues i SPB Tetovë, ka kryer inspektimin të vendit të ngjarjes. TS