Më vdiq kushëriri, më vdiq nipi, më vdiq fqinji: Gjysma e familjes time u shpërngul, gjysma tjetër u vra – nëse nuk ka drejtësi, do të marrë hak populli!”

Blagojço Brlog Gjorgievski me një mesazh të trishtuar në Facebook pas tragjedisë së djeshme në Koçan, ku 59 persona humbën jetën në një zjarr në diskotekë
Blagojço tha se sistemi korruptiv merr taksë në gjak, dhe se ky sistem ka shpërngulur gjysmën e familjes së tij, ndërsa gjysmën tjetër e ka vrarë. Ai përfundoi me një mesazh se, nëse nuk ka drejtësi, populli do të dalë në rrugë.