Përmbysja tek Juventusi ka ndodhur: Thiago Motta është shkarkuar, ndërsa në vend të tij wshtw emëruar Igor Tudor, qw do ta drejtojë ekipin deri në fund të sezonit. Ndërsa epoka e re bardhezi ka nisur në Continassa, ish-trajneri ka dërguar një mesazh për të mbyllur përvojën e tij të shkurtër:

“Kam përjetuar momente intensive, të cilat i kam përballuar gjithmonë me vendosmërinë maksimale dhe me dëshirën për t’u përmirësuar çdo ditë.”

LEXO EDHE:‘Do jemi gati’/ Gjimshiti për sfidën me Andorën: E respektojmë kundërshtarin, por nesër jemi ne favoritë

Thiago Motta më pas shprehu mirënjohjen e tij për mundësinë e dhënë, me një mesazh të dërguar për ANSA-n:

“Falënderoj pronarët që më dhanë mundësinë të isha pjesë e këtij klubi të madh, drejtuesit dhe të gjithë ata që më mbështetën në punën e përditshme. Falënderoj lojtarët për përkushtimin e tyre që nga dita e parë. Uroj më të mirën për tifozët dhe për Juventusin në të ardhmen.”

Trajneri italo-brazilian e mbylli aventurën e tij te Juventusi me 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke regjistruar 18 fitore, 16 barazime dhe 8 humbje, me një mesatare prej 1.67 pikësh për ndeshje – pothuajse e njëjtë me atë që pati te Bologna gjatë pothuajse dy sezoneve në krye të ekipit kueqblu.