“Në spital të thashë lamtumirë, babë! Nga Haga të them, mirupafshim në parajsë!”, ka qenë mesazhi i Hashim Thacit, në kurorën me lule për babain e tij, Haxhi Thaçin, EO.

Thaçi nuk u lejua u lejua të marrë pjesë në varrimin e tij, sipas vendimit të Dhomave të Posaçme, që u kritikua shumë edhe ndërkombëtarisht.

Haga ia kishte lejuar Hashim Thaçit që ta vizitonte babanë disa ditë para se të vdiste. Thaçi më 13 mars erdhi në Kosovë dhe e vizitoi atë derisa ishte i shtrirë në QKUK.