“E gjithë kjo duket mbresëlënëse sepse deri në fund të muajit presim një front të ri prej 60 kilometrash dhe punime në tre lokacione paralele, përkatësisht Gostivar-Bukojçan, Prilep-Manastir dhe Tetovë-Gostivar”, tha Kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetareske.

“Është hapur front prej 60 kilometrsh me marrëdhënie pronësoro-juridike të zgjidhura, diçka që qeveria e mëparshme nuk mund ta imagjinonte brenda dy-tre viteve. Tashmë Brenda pak muajsh është zgjidhur dhe e mira është që këto projekte do të realizohen, dhe e mira është që qytetarët do të mund t’i përdorin dhe të komunikojnë në mënyrë të sigurt nga njëri qytet në tjetrin.

Dhe natyrisht, kjo është e mirë për sezonin turistik në Ohër dhe për qendrat tona turistike, jo vetëm Ohrin por edhe të tjerat, sepse turistët do të mund të arrijnë më shpejt në vendet e tjera turistike në mbarë shtetin”, theksoi Mickoski.