Mickoski: Falënderim për punonjësit shëndetësorë për sakrificën e tyre, po bëhen përpjekje mbinjerëzore për të shpëtuar të gjithë pacientët

Nuk kam çfarë të shtoj më shumë nga ato që tha ministri. Dua vetëm edhe një herë t’u shpreh mirënjohjen time njerëzve që u përballën me valën e parë të këtij shoku që përjetuam dje pas asaj ngjarjeje të tmerrshme në Koçan.
Dua të falënderoj punonjësit shëndetësorë për sakrificën e tyre të jashtëzakonshëm, të falënderoj fqinjët dhe të gjitha vendet që dolën në ndihmë dhe pranuan një pjesë të pacientëve, si dhe ata që dërguan ekipet e tyre mjekësore këtu në Maqedoni. Beteja do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Ministri theksoi se të gjithë ata që kanë qenë në ose pranë objektit ku ndodhi kjo ngjarje e tmerrshme duhet të paraqiten te mjeku dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore, pasi mund të ketë pasoja edhe pas disa ditësh. Prandaj, duhet të ndjekim me vëmendje zhvillimin e situatës. Po bëhen përpjekje mbinjerëzore që të gjithë pacientët të jenë në gjendje stabile dhe të kthehen në shtëpi me shëndet të plotë.
Prandaj, edhe një herë në fund, dua t’ju them se si Qeveri mbetemi të përqendruar, tani në orën 14:00 do të kemi përsëri një takim brenda Qeverisë për aktivitetet që do të pasojnë. Më pas, në orën 17:00 do të kem edhe një takim tjetër të ngjashëm, kështu që atë që e themi, atë edhe do ta bëjmë në periudhën që vijon.
Falënderim për të gjithë ata që janë humanë dhe duan të ndihmojnë. Pas takimit të sotëm do të përcaktohet një mënyrë për të kanalizuar këtë ndihmë, duke përfshirë edhe hapjen e një llogarie për donacione. Prandaj, opinioni do të informohet me kohë për hapat që do të ndërmerren.”