Kryeministri Hristijan Mickoski, në intervistën e tij në “Temën e Ditës” në lajmet e Televizionit Sitel, theksoi se pas kontrolleve të kryera në diskoteka, është konstatuar se më shumë se gjysma e atyre që kanë pasur licenca nuk i plotësojnë kushtet dhe theksoi se do të ketë ndalesa për ushtrim të veprimtarisë për të gjithë ata që nuk i përmbushin kushtet.
Sot, para se të vija në këtë intervistë, mora informacion nga Inspektorati Shtetëror i Tregut se janë kontrolluar më shumë se 60-70 lokale. Madje edhe ata që kanë licenca të vlefshme, më shumë se gjysma nuk i plotësojnë kushtet minimale teknike. Dhe ky është problemi më i madh, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
Kryeministri Mickoski shtoi se është biseduar edhe me kryetarin e BNJVL-së për të caktuar urgjentisht një Bord Drejtues, për të kontrolluar të gjitha objektet që janë nën kompetencën e komunave.
Inspektorët komunalë duhet të dalin në terren, të kontrollojnë strehët, tarracat. Nuk ka kthim prapa, kemi nisur. Ose do të fitojë kjo mafie që vazhdon me dekada, ose do të fitojnë populli dhe shteti. Ne jemi në anën e popullit dhe shtetit dhe do të shkojmë deri në fund. Ata do të shohin vendosmërinë tonë, tha kryeministri Mickoski.