Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë të gjithë qytetarëve të besimit islam t’ua uroj festën e Ramazan Bajramit dhe t’ju dëshiroj shëndet të mirë, gëzim, lumturi, paqe dhe harmoni në familjet tuaja.

Fitër Bajrami është festë e solidaritetit dhe humanitetit, e cila i mëson të pasurit të përmbahen nga komoditetet personale dhe të mos i harrojnë të varfrit dhe jetimët.

Kjo festë nënkupton se përmes veprave të mira, respektit të ndërsjellë, durimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë mund ta mposhtim të keqen.

Së bashku, përmes bashkëpunimit, bashkëjetesës, tolerancës, vlerave dhe parimeve të vërteta do të vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë si shtet të përbashkët dhe më të avancuar.

Përkushtimi ynë si Qeveri është të kultivojmë kulturën, traditën, dallimet, por mbi të gjitha të realizojmë projekte që nënkuptojnë zhvillim ekonomik dhe përparim për një jetë më të mirë dhe më cilësore për të gjithë qytetarët.

Të gjithë së bashku duhet ta ndryshojmë sistemin që për shumë kohë i ka lënë qytetarët pa drejtësi, dinjitet dhe mundësi të barabarta. Këtë përgjegjësi e kemi para të gjithë brezave të tanishëm dhe të ardhshëm – të ndërtojmë një shoqëri me vlera të drejta, njerëz të lirë dhe institucione të forta.

Vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë dhe së bashku të krijojmë kushte për të gjithë.

Të gjithë qytetarëve të besimit islam u uroj që këto ditë festive t’i kaloni në atmosferë të mirë, mirëqenie dhe paqe.