Mirëdita edhe nga unë. Do të doja t’i përshëndes përfaqësuesit e mediave, t’ju falënderoj që gjatë gjithë kohës jeni me ne, që na ndiqni, që na shoqëroni ndërsa Maqedonia po ndërtohet dhe kjo është mirë. Është mirë sepse për 7 vjet Maqedonia po degradohej dhe shkatërrohej, poshtërohej dhe nënçmohej. Diçka që tani ka ndryshuar, dhe kjo është mirë.
Unë nuk kam asgjë për të shtuar në ato që kanë thënë folësit e mëparshëm, vetëm t’i uroj njerëzit që do të përdorin këtë projekt. Më lejoni të uroj kryetarin e komunës, anëtarët e Qeverisë, ministrat, këshilltarët, deputetët, njerëzit nga kjo pjesë e komunës së Gjorçe Petrovit. Dhe do të doja të uroj natyrisht, siç është rendi, edhe shumë projekte të tilla që do të nënkuptojnë një jetë më cilësore, më të mirë për qytetarët kudo, në të gjithë territorin e shtetit. Ndaj edhe një herë qoftë fat dhe ta realizojmë dhe ta shfrytëzojmë sa më shpejt këtë projekt. Faleminderit”.